HomeSport

McGregor jep lajmin e keq! Heq dorë nga dyluftimet

Conor McGregor ka dhënë një lajm që do trishtojë shumë persona.
Një ndër emrat më të njohur e të suksesshëm të arteve marciale, i cili ka bërë histori gjatë ndeshjeve të tij i ka dhënë fund karrierës së tij.

Këtë lajm e ka postuar në Twitter vetë Conor aty ku shkruan se tashmë ‘po del në pension’, pasi nuk ka ndërmend të luajë më gjatë.

Hey djema, kam vendosur të heq dorë nga ndeshja. Faleminderit për të gjitha kujtimet e mrekullueshme! Çfarë udhëtimi ka qenë! Ja ku është një foto e imja me mamanë time në Las Vegas, kur fitova një prej titujve botërorë.”- shkruan McGregor në postimin e tij.

Gjithashtu, në llogarinë e tij në Instagram ai ka publikuar një tortë të përgatitur nga familja, e cila e ka mbështetur në vendimin për mbylljen e karrierës.

View this post on Instagram

??

A post shared by Conor McGregor Official (@thenotoriousmma) on


TË NGJASHME