HomeLajmi i Fundit

Me 168 km/h dhe 6 gjoba pa paguar, ja çfarë i ndodh 32 vjeçarit

Qarkullimi i makinave me shpejtësi tej normave të lejuara ka bërë që policia të heqë 15 leje drejtimi, vetëm gjatë mbrëmjes së djeshje

Në njoftimin zyrtar, bëhet i ditur ndalimi i një 32-vjeçari, pasi nuk i kishte ndaluar një patrulle. Ai po qarkullonte me shpejtësi 168 km/h me një automjet “Golf 7” dhe kishte 6 masa administrative të pa likujduara.

Më tej policia njofton se mbrëmjen e djeshme ka vendosur 21 masa administrative për manovra të rrezikshme në rrugë dhe shpejtësi mbi normat e lejuara, jo më shumë se 20 km/h.