HomeLajmi i Fundit

Me 230km/h dhe me fëmijën 3 vjeç me vete, dënohet me burg “Mercedes Mama”

Një nënë e papërgjegjshme, e cila ngau makinën e saj, Mercedes Benz, me shpejtësi mbi 230 km/orë, ndonëse kishte me vete edhe vajzën e saj të vogël vetëm 3-vjeç, është dënuar me 18 muaj burg. Margarita Tomovska, e njohur si “Mercedes Mama”.

28-vjeçarja u bë e famshme pasi u paraqit në gjykatë me syze dielli të veshura  me diamant, ndërsa  e gjithë veshja e saj kishte kushtuar 15 mijë dollarë.

Në gjykatë ajo tha se nuk ishte fajtore për drejtimin e rrezikshëm të automjetit, ndërsa shtoi se nuk mbante përgjegjësi për dështimin e policisë për ta kapur.

Margarita është shumë aktive në rrjetet sociale ku shpesh krenohet me rroba projektuesi, makina luksoze dhe udhëtime ekskluzive. Edhe në seancën gjyqësore, ajo kishte veshur një gardërobë me vlerë mbi 10,000 dollarë.

19820832-7582533-image-m-23_1571289126428
19820730-7582533-image-a-7_1571288516000
17873612-7410887-image-a-10_1567167109682
19820474-7582533-image-a-1_1571288417780