HomeShowbiz

Me bikinie të bardha, Einxhel Shkira i vë “flakën” rrjetit

Moderatorja Einxhel Shkira, i ka vënë flakën rrjetit e veshur me bikini ku dukej mjaft provokuese.

Ajo pozoi pranë një pishine me bikini të bardha dhe vuri në plan të parë gjoksin bombastik.

“Ti je i imi”- shkroi moderatorja në përshkrimin e fotos.

Einxhel Shkira çmendi ndjekësit me pozën seksi, teksa ekspozoi linjat e saj perfekte trupore.

Pak ditë më parë, gjatë një interviste, moderatorja rrëfeu se mund të ketë kaluar COVID-19 gjatë muajit mars.

Ajo tha se një koleg i saj në punë rezultoi pozitiv, ndërsa vetë u sëmur për 5 ditë, por nuk e bëri asnjëherë tamponin.

“5 ditë mendova se isha e sëmurë me koronavirus. E kisha këtë merak sepse u sëmura. Nuk e mësova kurrë se çfarë ishte, kisha temperaturë, javën e dytë të marsit. Edhe mund të ketë qenë sepse një koleg tek puna ime doli pozitiv dhe gjithë të tjerët negativë. Thashë pse duhet që të isha unë ajo pafat dhe të ma kishte ngjitur mua. Isha si e këputur, e përgjumur, kollë. Mund të ketë qenë thjesht korona ose fakti që u futëm në karantinë,”– tha moderatorja e ftuar në emisionin “Rudina”.

Por ndërsa pjesa më e madhe e njerëzve u stresuan gjatë qëndrimit të izoluar, Einxhel Shkira tregoi se e shijoi shumë karantinimin.

Ajo rrëfeu se mori gjithë kohën për vete për tu relaksuar dhe se nuk komunikoi me asnjë njeri gjatë asaj periudhe.

Moderatorja u shpreh se për të marrë rreze dielli shfrytëzoi ballkonin e saj.

“Nuk kam kaluar keq gjatë izolimit. Isha ndër njerëzit që thoja më jep një muaj që vetëm të rri në shtëpi, të mos dal, të mos bëj asgjë. Vetëm një muaj dua por më vriste ndërgjegjja nëse do e bëja një muaj pushim sepse do e dija që të tjerët do ishin në aktivitet. Por kur të tjerët nuk ishin në aktivitet për mua ishte një ëndërr e realizuar përpos faktit që po më vinte shumë keq për atë që po ndodhte. Mora kohën që të bëja çdo gjë që doja. Mora një relaks, qetësi, nuk kam parë filma, as televizor, s’kam folur me njeri, s’kam takuar njeri. Isha totalisht e izoluar, shyqyr që kam ballkon më binte dielli. Aty kam bërë pafund banjo dielli, kam marrë rreze, muzikën, lëngjet e frutave dhe pushime,”- tregoi Einxhel Shkira.


TË NGJASHME