HomeUdhëtime

Me Brexit vjen rrezikimi i 700 mijë vende pune turistike

Sipas gazetës The Independent, 700 mijë vende pune në turizëm rrezikohen me afrimin e Brexit në fund të marsit. Këshilli Botëror i Turizmit nxori që Britania do të humbiste 308.000 vende pune, ndërsa 399.000 pozicione në pjesët e tjera të Europës do të ishin në rrezik.

“Anëtarët tanë tashmë po shohin një ndikim në bizneset dhe fuqinë punëtore të tyre”, tha Gloria Guevara, drejtorja ekzekutive e WTTC.

Organizata e bazoi llogaritjen e saj në një projeksion të Fondit Monetar Ndërkombëtar që ekonomia e Britanisë do të ulet me 7.7% deri në vitin 2030, sipas Bloomberg.

Një raport i janarit nga Parlamenti i Britanisë së Madhe theksoi disa nga problemet. Shumë njerëz që punojnë në turizëm dhe mikpritje në Britani janë shtetas të BE-së të cilët nuk do të kenë më të drejtë automatike për të jetuar dhe punuar atje. Sektori aktualisht punëson 3 milionë njerëz dhe përfaqëson një shtesë prej 170 miliardë dollarë për ekonominë. Turistët gjithashtu nënkuptojnë udhëtim ajror dhe mungesa e një marrëveshjeje mund të krijojë pengesë, duke nxitur njerëzit të shkojnë diku tjetër.

Gjithashtu kemi ndikimin e Brexit tek njerëzit në Britani që udhëtojnë për në Evropë me pushime, njoftoi Independent. Me ndikimin negativ në ekonominë britanike njerëzit mund të kenë më pak para në përgjithësi. Pastaj është rënia e mundshme në vlerë e paundit. Qytetarët britanikë do të gjejnë më shumë disavantazh në  kursin e këmbimit, duke rritur presionin financiar.


TË NGJASHME