HomeE Jona

Me cilin banor do të ruajë miqësinë jashtë BBV? Ja kë zgjedh Monika Lubonja

Monika Lubonja ka rrëfyer mbrëmjen e djehsme në “Fan Club Big Brother VIP” se me cilin banor do të ruante miqësinë jashtë spektaklit.

Bazuar në gjithë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP, Monika zgjodhi Donaldin, duke theksuar se nuk ka luajtur me strategji brenda shtëpisë.

“Nuk bëra asnjë lloj strategjie, unë nuk kam inat me asnjë. Po të shikosh brenda shtëpisë është Donaldi, është ai që ka përjetuar me mua shumë histori. Edhe kur i kërkohej llogari për herën e fundit për pjesën e Triksës m’u duk jo mirë, kur ne buzëqeshim se merret ashtu nga të tjerët. Për Beatrixën edhe kur i thash doja të vinte atë natë”, tha Monika.


TË NGJASHME