HomeSport

“Me dorë të hekurt”, FSHF dënon dhunën në stadiume

Pas dhunës në ligat inferiore këtë fundjavë, Komisioni i Disiplinës, ka reaguar me “dorë të hekurt”, duke dënuar jo vetëm klubet, por edhe futbollistët.


Trazirat në ndeshjen Këlcyrë-Maliq, bënë që dy futbollistë nga ekipi i Këlcyrës, të marrin dënime maksimale.

Dhuna ndaj lojtarëve miq i ka sjellë goditjen më të rëndë në karrierë, Saimir Kules dhe Aristidh Colit që nuk do të jenë më, në futbollin profesionist në asnjë aktivitet.

Edhe te skuadra e Erzenit do të vendoset për incidente ndaj Korabit, ngjarje për të cilat është pezulluar përkohësisht zyrtari Altin Keci. Por një dënim sa i çuditshëm aq edhe serioz vjen për Vllazninë.

Sektori VIP i stadiumit Loro Boriçi, si dhe tribgunat kryesore A dhe B do mbyllen për dy ndeshje. Shkak për këtë është bërë protesta pas golit të Bylisit. Ironike për vendimin, është fakti që në këtë pjesë të impiantit janë persona të përzgjedhur dhe të ftuar, e në fundjavë ishin pkërisht ata më problematikët në Shkodër.

Nuk i shpëtoi dënimit as trajneri i skuadrës kuqeblu, Mirsad Jonuz. Ky i fundit që ndjen presionin e shkarkimit, do të mungojë në dy ndeshje për protesta ndaj arbitrave.


TË NGJASHME