HomeSport

“Me dorë të hekurt”, Skënderbeu dënon lojtarët që bojkotuan stërvitjen

Drejtuesit e Skënderbeut janë duke marrë masat e duhura përsa i përket bojkotit që skuadra zhvilloi më 10 dhjetor. Futbollistët e ekipit braktisën për një ditë stërvitjen, në shënjë revolte për vonesën e pagesave. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe sezonin e shkuar, atëherë kur ekipi drejtohej nga Orges Shehi. Pas lajmit të 10 dhjetorit, presidenti Ardian Takaj mori masat e duhura, duke gjetur gjuhën e përbashkët me skuadrën.

Gjithçka tanimë duket e kaluar, por drejtuesve të Skënderbeut nuk iu ka dalë inati. Mësohet se korçarët do të gjobisin me nga 2 mijë euro çdo lojtar, duke u bazuar edhe te kontrata që grupi ka firmosur. Në të parashtrohet se për çdo mungesë në stërvitje, presidencës i lind e drejta e gjobës apo masave të tjera. Ende nuk është zyrtarizuar gjithçka, por besohet se në pagesën e radhës ekipi do të këtë mangut nga 2 mijë euro.


TË NGJASHME