HomeShowbiz

Me helikopterin e Kobe udhëtonte edhe Kylie

Vdekja e Kobe Bryant ngjalli reagime të shumta në të gjithë botën, ku një pjesë e madhe e njerëzve u trishtuan për humbjen e tij.

Nuk munguan solidarizimet e emrave të njohur që shprehën ngushëllime për familjen, të cilët humbën ish-basketbollistin dhe vajzën e tij 13-vjeçare. Në bordin e helikopterit që u rrëzuan në mëngjesin e së dielës ishin edhe 7 persona të tjerë, mes tyre një familje.

Ndërsa piloti që nuk arriti të kontrollonte helikopterin për shkak të mjegullës, mund të ishte duke udhëtuar me miliarderen më të re në botë, Kylie Jenner.

Këtë e ka zbuluar vetë 22-vjeçarja me anë të një shkrimi në Instagram ku shpreh ngushëllimet për ngjarjen tragjike.

“U prehshi në paqe! Lutje për familjet e tyre! Akoma s’mund ta besoj këtë. Ishte helikopteri me të cilin fluturoja herë pas here, me atë pilot, Ara. Ishte një burrë i mirë. Mbajini të dashurit tuaj pranë!”- shkroi Kylie.


TË NGJASHME