HomeSociale

Më i madhi në historinë e Europës! Polícia gjen plantacionin e háshashit të modifikuar

Polícia ka zbuluar plantacionin më të madh të márijuanës që është parë ndonjëherë në historinë e Europës.

Ferma u gjet në Huerta de Valdecarábanos, Toledo, Spanjë, dhe shtrihej në një arë 120,000 metra katrorë. Në deklaratën për shtetin, supozohej se në atë tokë po kultivohej kërp për përdorim industrial. Por kur polícia nga Garda Civile inspektoi zonën zbuluan se aty në të vërtetë po rritej kánabis sativa, e modifikuar gjenetikisht për t’u dukur si kërp legal.

Në operacionin e tyre polícia sekùestroi 135 mijë bimë márijuanë, çka e bën këtë aksionin më të madh që është zhvilluar ndonjëherë në Europë.

Po ashtu në pránga kanë rënë 3 persona, në magazinat e të cilëve u gjetën edhe 30 ton márijuanë e tharë dhe 3,720 kg sytha nëpër qese që ishin gati për shpërndarje në treg.

Një zëdhënës i Gardës Civile përshkroi madhësinë e operacionit të prodhimit të drògës duke thënë: “Ferma ku ndodhej ky plantacion mbulonte një sipërfaqe prej 12 hektarësh, me mbikëqyrje të përhershme 24 orë në ditë. Në afërsi kishte dy magazina ku kishte edhe një zonë tharjeje me sistem të mbyllur sigurie dhe kamerash vëzhgimi”.

Zëdhënësi shtoi se punëtorët në fermë ishin kryesisht të huaj, të punësuar në mënyrë jozyrtare dhe të vendosur në një vend që nuk plotësonte ‘kushtet më minimale të banueshmërisë’.

Tre persona janë arréstuar me akùzën “krím të dyshuar kundër shëndetit publik”, ndërsa gjashtë të tjerë janë nën hetim.

Një shef i polícisë së Gardës Civile tha: “Për shkak të pozicionit të saj gjeografik, Spanja është një marrës háshashi nga Maroku dhe kokáine nga Amerika Latine. Por gjithashtu është një prodhues i madh i marijuánës. Ka kanale të përsosura shpërndarjeje të lëndëve nárkotike, kryesisht transport rrugor, me kamionë që transportojnë të gjitha llojet e frutave dhe perimeve nëpër Europë.”

Ndërkohë, një raport i vitit të kaluar e veçoi Katalonjën si ‘epiqendrën e tregut të paligjshëm të márijuanës në Evropë’./ Burimi: Lad Bible | Përktheu: GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME