HomeLajme

“Më ka shkruar para se ta vríste gruan!”, rrëfehet e dashura jashtë martese e Babis

Një dëshmi e re trónditëse doli në publik dje për rastin në Glyka Nera. Emisioni “Drita në tunel” dhe Angeliki Nikolouli zbuluan se Babis Anagnostopoulos, dy javë para se të vríste gruan e tij Caroline, i ka dërguar një shënim ish-të dashurës së tij ku i kërkonte ta takonte nga afër.

“Me Babis ka pasur vërtet një lidhje e cila ka qenë e vitit 2015 dhe ka përfunduar në qershor të 2016. Ai ishte shumë i inatosur me mua sepse mendonte se do t’i jepja fund martesës për të qenë bashkë. Nuk e kisha menduar kurrë ta bëja këtë. Ishte një sipërfaqësi, nga mënyra se si ai më afrohej me këmbënguljen e tij” , shprehet gruaja, duke ruajtur anonimitetin e saj.

Gruaja, e cila pas vrásjes në Glyka Nera vendosi të largohej nga Athina dhe të transferohej në një qytet tjetër në Greqi, foli për një njeri obsesiv dhe pretendon se ai bëri gjithçka për ta ndarë nga burri i saj.

Gruaja tha se i kishte bërë presion që ta takonte nga afër së fundmi para vrásjes. “Në gjashtë muajt e fundit, shënimet kishin filluar sërish. Ai kishte një obsesion që më trembte dhe përpiqesha të kisha një marrëdhënie të mirë me të nga larg për të mos e inatosur. Ai kishte dërguar shënimin e fundit dy javë para se të vríste gruan e tij dhe kërkoi të takohej me mua. E di që Caroline i ka ditur të gjitha këto për një kohë të gjatë. Më tha vetë Babis”, tha ajo, duke shtuar: “Kur filloi t’i dërgonte shënime burrit tim vite më parë për të më bërë të ndahesha prej tij, kuptova se diçka nuk po shkonte mirë dhe se nuk kishte kufij marëzia e tij. Atëherë e kuptova, por deri në atë pikë sa të bënte vrásje?” pyeti ajo e trónditur.

Lidhja jashtë martese e Babis u zbulua nga një mik i tij, i cili tha:

“Gjithçka i ndodhi Caroline krejt papritur. Ai u martua me të në Portugali. Askush nuk dinte asgjë. Pyes veten nëse ai nuk donte të linte shumë hapësirë për shkak të gruas tjetër dhe bënte gjithçka fshehurazi. Ajo tjetra u befasua sepse e mësoi lajmin nga mediat sociale. Babisi është një fëmijë i papjekur, joserioz, kaq!”

Kjo ngjarje e ndodhur në muajin maj të këtij viti mori jehonë të madhe, pasi fillimisht Babis Anagnostopoulos akúzoi shqiptarët për vrásjen e gruas së tij, por nga hetimi dhe provat e mbledha detyruan Babis që të pranojë autorësinë e krímit./ Burimi: Protothema | Përktheu dhe përshtati: GOTA NEWS ALBANIA

Lexo edhe: “Kishte lidhje paralele”/ Rrëfimi bómbë i mikut të pilotit grek që mbýti gruan dhe akúzoi shqiptarët


TË NGJASHME