HomeShowbiz

Me këtë foto mos Loredana, do të tregoj se po i mungojnë kohët e vjetra me Mozzik?!

Disa ditë më parë u konfirmua lidhja e shumëpërfolur e Loredanës me reperin e njohur gjerman.

Çifti u fotogrua teksa përkëdheleshin në avion, ndërsa postimet e tyre në Instagram në të njëjtin vend hoqën të gjitha dyshimet duke konfirmuar romancën e re.

Megjithëse ende nuk ka vendosur të flasë publikisht për lidhjen e re, Loredana vazhdon të publikojë herë pas here në Instagram momente me partnerin e ri, gjithmonë pa e treguar portretin e tij.

Por, pavarësisht se tashmë është në krahët e dikujt tjetër, duket se Loredanës i mungojnë kohët e vjetra.

Reperja ka publikuar në Instagram një foto të vjetër të vogëlushes së saj, Hanës, e cila qëndron e shtirë pikërisht mbi gjoksin e Mozzik.

Në foto, përveç Hanës mund të dallojmë lehtë dhe Mozzik, ndaj këtë e morëm si një mesazh të tërthortë nga Loredana, të cilës duket se po i mungon koha e vjetër.

Të ishte ndryshe, Loredana mund të kishte zgjedhur fare mirë një foto të vjetër ku shfaqet vetëm Hana, pa ish-partnerin e saj.

Për më tepër, ajo e ka shoqëruar postimin me disa zemra.


TË NGJASHME