HomeLajmi i Fundit

Me kokainë nga Tirana drejt Sarandës, arrestohet 36-vjeçari

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi u kap me një sasi kokaine. Shtetasi me inicialet Sh. K., lindur në Dibër dhe banues në Tiranë u arrestua në vendin e quajtur ‘Ura e Kranesë’.

Mësohet se 36-vjeçari vinte me mjetin e tij nga Tirana për në Sarandë, ndërsa droga, një sasi prej 50 gr kokaine, u konstatua pas një kontrolli të himtësishëm.

I riu për t’i shpëtuar ndonjë kontrolli policor, e kishte fshehur drogën në organet gjenitale.