HomeShowbiz

‘Me lot gëzimi’, ëndrra e ‘tarameles’ bëhet realitet

Tashmë historia e vogëlushit Xheison Baftit është mësuar nga të gjithë shqiptarët. Vogëlushi u bë i njohur nga emisioni ‘Në kurthin e Piter Panit’ për shkak se nuk shqipton dot shkronjën “K” dhe në vend të saj thotë “T”.

Kur u prezantua në emision ai u shpreh se ëndrra e tij është që kur të rritej ta bënte familjen me një shtëpi të re dhe kjo ëndërr iu bë realitet.

Thirrjes së Alketa Vejsiut iu përgjigjen shqiptarë të shumtë nga e gjithë bota, biznesmenë e kompani të shumta në vend, të cilët të gjithë sëbashku bënë të mundur që “Taramelja” dhe familja e tij të bëhej me një apartament në Tiranë.

Por surprizat për Xheisonin nuk kanë të përfunduar pasi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mundësoi gjetjen e një apartamenti të dytë ku do të jetojnë gjyshërit e Xhejsonit.

LALALA.jpg

Mes lotësh vogëlushi shprehej: “Më duket sikur jam në ëndërr. Me lot gëzimi jam duke qarë, me lot emocionesh. Përshëndes Lali Erin, të gjithë ata që na kanë ndihmuar për blerjen e shtëpisë, edhe mësuesen time, shkollën time dhe Myshqetanë”.


TË NGJASHME