HomeShowbiz

Me lot në sy, Ana e Për’Puthen vendos të flasë: Trokisja nëpër dyer për të punuar pastruese…

Ana e njohur edhe si “vajza e fortë e Përputhen” shpesh ka hezituar të flasë për të shkuarën e saj, duke deklaruar “se gjithçka do të zbulohet në një moment të dytë”. Por dje vendosi të thyejë akullin dhe të tregonte disa copëza nga historia e saj e kaluar e gjatë.

Mes lotësh 24-vjeçarja tha se ka kaluar një fëmijëri të vështirë, ku ka bërë shumë punë të ndryshme dhe rrëfeu se edhe pse një fëmijë tepër e vogël, trokiste në dyert e shtëpive, duke kërkuar punë si pastruese.

Edhe pse ajo ka arritur diçka modeste në jetë, sot ndihet është krenare për punët që ka bërë dhe gjithçka që ka arritur.

“Vetë personalisht si Ana i kam bërë llojet e punëve, e kam nisur nga shitëse në butik, duke shituar lakra në treg, që në 8 vjeç. Sot kam makinën time, kam një dyqan modest, i kam bërë të gjitha llojet e punëve. Unë i mbështes fort ata që punojnë. Kam punuar dy në tre punë, kam bërë dhe rolin e pastrueses. Trokisja në dyer dhe thoja që a keni nevojë për pastruese, nuk është turp të bësh punë të ndershme. Puna është nder, rëndësi ka të jesh e fortë për veten. Mendoja që ecja para, por bëja arritje, isha Ana e vogël. Unë falë atij dola nga gropa që isha futur”, rrëfeu Ana.


TË NGJASHME