HomePolitikë

Me mbledhjen e Kuvendit Halit Valteri ka një kërkesë:Të hiqen gjobat e pandemisë

Këtë të martë është mbledhur për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë që pas zgjedhjeve të 25 prillit, ku do të diskutohen projektligjet e depoziatuara në Kuvend.

Sipas fjalës së nënkryetares që po drejton seancën plenare, Vasilika Hysi, në Kuvend janë depozituar dy vakanca dhe po ashtu kërkesa për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, kërkesë që vjen nga një grup deputetësh.

Sakaq, deputeti Halit Valteri në fjalën e tij ka kërkuar që Kuvendi të miratojë faljen e të gjitha gjobave që janë vënë gjatë pandemisë Covid-19.

Valteri u shpreh më tej:

“Zoti Balla do t’ju lutesha ta merrni në konsideratë këtë kërkesë dhe unë do të punoj fort që opozita të na bashkohet tek kjo nismë.”


TË NGJASHME