HomeSport

Më në fund Florian Marku ndeshet në Shqipëri, zbulon kundërshtarin e datës 25 gusht

Boksieri shqiptar Florian Marku ka zbuluar para pak orësh kundërshtarin e tij të datës 25 gusht. Marku do të kërkojë titullin e dytë në kategorinë “WBC Silver Interim” përballë meksikanit Miguel Parra.

Përmes një postimi në Facebook, Marku është shprehur i emocionuar për kthimin në Shqipëri, duke shtuar se e ka pritur gjithë karrierën një ndeshje kaq të fortë në vendlindje.

Biletat për të ndjekur dalin në shitje këtë të enjte dhe boksieri kuqezi fton të gjithë shqiptarët që të jenë të pranishëm.

Njoftimi nga Florian Marku:

“Kjo eshte koha Ime, ne 25 Gusht kthehem ne Shqiperi per tu ndeshur per titullin e dyte ne karrieren time WBC Silver Interim kundra meksikanit Miguel Parra Ramirez ne nje stadium gjigand si Air Albania. Ju pres te gjithve atje…. I pres te gjith shqiptaret kudo qe jan neper bot ate dit ne Stadium 25 GUSHT. Biletat dalin ne shitje kete te Enjte ne oren 10:00 ne faqjen https://al.ebileta.al/ Me shume informacione mbi biletat ne vazhdim. #MarkuParra”.


TË NGJASHME