HomeShowbiz

Më në fund! Futbollisti kombëtares, pranon lidhjen me modelen bukuroshe

Futbollisti kombëtares shqiptare Eros Grezda dhe modelja Oriola Marashi, prej disa muajsh janë aluduar për një lidhje mes tyre. Dyshimet për këtë gjë nisën kur dyshja kaloi disa ditë pushimi në Meksikë. Ngjashmëritë mes fotove të tyre bënë që shumë shpejt të ktheheshin në qendër të vëmendjes.

Më pas do të vazhdonin postimet nga i njëjti vend gjatë periudhës së karantinës. E ndërsa mediat do të “zienin” rreth romancës së tyre, çifti preferuan të heshtnin.

Kjo deri në momentin kur do të ishte vetë futbollisti që tërthorazi do të pranonte lidhjen me modelen bukuroshe. Gjatë një interviste për “Top Channel”, Grezda do të fliste për ditët në karantinë dhe për ditëlindjen që e kaloi ne kushte të tilla.

“Po, më në fund erdhi lajmi që mund të vazhdojmë stërvitjen. Do fillojmë të stërvitemi me grupe me trajnerin e Atletikës. Pastaj do të shikojmë se si do të shkojë situata, mbase mund të shkojmë në ndonjë vend për përgatitje. Ajo nuk dihet. Si fëmijë, kam qenë shumë u dhënë pas Formula 1. Kur mbaroj stërvitjen, luajn online Formula 1. Nuk është se kam festuar ndonjë gjë thjesht, e kam kaluar në shtëpi. Më ka ndihmuar e dashura për tortën”, u shpreh Grezda.

E si për koiçidencë, ishte e njëjta tortë që modelja postoi në faqen e saj të instagramit për të shprehur urimin për ditëlindjen e të dashurit të saj. Epo tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të urojmë dyshen për romancën e tyre.


TË NGJASHME