HomeShowbiz

Më në fund, Khloe Kardashian flet për tradhtinë e Tristan Thompson në ‘KUWTK’

Skandali i tradhtisë së Tristan Thompson me Jordyn Woods mund të ketë mbaruar, por sigurisht ka lënë gjurmët e tij tek familja Kardashian-Jenner. Gjatë pushimeve në Bali, Khloe foli me një person që lexonte fatin në duar, i cili i tha: “Çfarë ka ndodhur në të shkuarën, ndihesh jo rehat, e acaruar. Nuk mund ta falësh atë. Ndonjëherë nuk ke besim tek personi me të cilin je në këto momente” dhe këto fjalë ndikuan disi tek Khloe, pasi u kthye menjëherë nga kamerat dhe tha: “Që pas gjithçkaje që ndodhi me Tristan dhe mua, askush nuk e di që unë luftoj një betejë të brendshme me veten time, mbi çfarë është gjëja më e mirë për të bërë për mua dhe lidhjen time. Është e vështirë të rifitosh besimin. Fillon të mendosh nëse çdo gjë do jetë si më parë, ose nëse do kthehem në pikën ku isha përpara këtij skandali të tradhtisë. Kështu po mundohem të vlerësoj çfarë është gjëja e duhur për mua dhe të bëj zgjedhjen e duhur”. Më pas, Khloe foli me motrat e saj duke thënë se e di që Tristan është një tradhtar, por ende nuk e di se cila është zgjedhja e duhur për të, kështu që ende lufton me veten e saj.


TË NGJASHME