HomeSociale

Më në fund një shtet lehtëson masat me Shqipërinë, ja çfarë u duhet udhëtarëve

Ndërkohë që Gjermania shtrëngoi masat me Shqipërinë sa i takon situatës së Covid-19, një shtet tjetër ka lehtësuar masat për shqiptarët.

Sipas një njoftimi nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme që nga 22 janari shqiptarët që janë të vaksinuar ose shëruar nga Covid nuk do t’u kërkohet një test negative PCR për të hyrë në Zvicër.

Njoftimi i plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, njofton se për udhëtimet drejt Zvicrës, nga data 22 janar 2022: Personave që janë vaksinuar ose që janë shëruar nga Covid-19, nuk do t’ju kërkohet më të paraqesin një test negativ PCR ose test të shpejtë antigjen, përpara se të hyjnë në Zvicër; Duhet plotësuar formulari i hyrjes për në Zvicër, vetëm nga personat që udhëtojnë me avion apo me autobus nga distanca të gjata:

https://swissplf.admin.ch/home/

Përjashtim për të paraqitur një test anti-covid janë fëmijët nën moshën 16 vjeç, emergjencat mjekësore dhe personat që për arsye mjekësore nuk mund te testohen. Nga rregullat e sipërpërmendura përjashtohen drejtuesit e automjeteve që kryejnë transport dhe personat që tranzitojnë në Zvicër pa ndaluar. Për më shumë informacion, vizitoni faqet zyrtare të autoriteteve përgjegjëse zvicerane:

https://www.sem.admin.ch/sem/en/home.html/

https://www.bag.admin.ch/bag/en/home.html/


TË NGJASHME