HomeShowbiz

Më në fund se plasëm! Drake flet për romancën e tij me Kylie Jenner

Prej disa javësh, kryefjala e mediave është bërë lajmi se miliarderja 22-vjeçare, Kylie Jenner dhe reperi i famshëm Drake, kanë nisur një lidhje dashurie së bashku.

Pas ndarjes së Kylie-t me Travis, ata janë parë shumë të afërt duke festuar në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe burime pranë dyshes pohuan se kishin nisur një marrëdhënie.

Kylie i mohoi këto lajme dhe përderisa Interneti nuk e besoi, ishte radha e Drake të bënte një deklaratë.

Burime për “Hollywoodlife” kanë treguar se Drake ka qenë shumë i qartë kur ka thënë se jo vetëm me Kylie-n, por me të gjithë familjen e saj ka një shoqëri të mirë, duke theksuar se momentalisht nuk dëshiron të përfshihet në një lidhje romantike.

Duket se Drake po i përkushtohet tërësisht karrierës së tij, ndërsa Kylie është e fokusuar tek biznesi dhe vogëlushja e saj Stormi.

Pra, lajmet nuk janë të vërteta dhe nuk kemi asnjë lidhje në horizont!


TË NGJASHME