HomeShowbiz

Më në fund u vërtetua lidhja e re e Arbanës

Ka kohë që po përflitet për një romancë.

Vështirë të gjeni një fotoregjisoritemisionit “Dua të të bëj të lumtur” ku mungon komenti i moderatores Arbana Osmani.

Eduart Grishajt, i cili tërhoqi vëmendjen muajin e kaluar kur u zbulua se po përjeton një histori dashurie me Arbanën, iu besua që të kujdesej për klipin e Xhensila Myrtezaj dhe të Pirro Çakos.

Kënga titullohet “Sekreti im” dhe klipi i saj është xhiruar në Venecian e bukur italiane. Atmosfera e maskave veneciane dhe admiruesi sekret që i shpreh Xhensilës dashurinë në klip, e përcjellin më së miri këtë baladë kaq romantike.

 

Dhe Grishaj shkroi për videoklipin në një postim në Instagram:

“Sekreti im” video e re. I lumtur që kam sjellë ashtu siç e kisha imagjinuar këtë këngë që kur e kam dëgjuar për herë të parë. Xhensila Myrtezaj ti ke jo vetëm një zë të mrekullueshëm, por zbulova tek ti dhe një talent të lindur si aktore. Pirro Çako të punoja me ty ishte një kënaqësi, për atë që ti përfaqëson si njeri dhe si artist”.

Dhe nuk kishte si të mungonte urimi i Arbana Osmanit:

“Talenti është dhuratë nga Zoti. Krenare për ty Eduart Grishaj”.

Nuk mund të gjente fjalë më të bukura moderatorja për të përgëzuar regjisorin e emisionit të saj dhe mashkullin me të cilin shkruhet se po shijon një romancë.

Deri më tani dyshja ka vendosur të mos reagojë lidhur me lajmin, por komente të tilla qartësojnë marrëdhënien mes tyre. Njohja mes resgjisorit dhe moderatores dyshohet të ketë nisur nga ambientet e televizionit ku punojn.


TË NGJASHME