HomePolitikë

“Me një dekret parlamenti shpërndahet”, Meta sqaron deklaratën

Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë një lloj sqarimi për deklaratën e bërë paradite se ‘me një dekret parlamenti mund të shpërndahet’. Kreu i Shtetit tha para medias se i vetmi garant i Kushtetutës është Gjykata Kushtetuese dhe se ajo është vija e kuqe.

Sipas Metës Presidenti, shkarkohet por vendos Gjykata Kushtetuese, Parlamenti shpërndahet me një dekret, qeveria rrëzohet me një mocion mosbesimi, por me Gjykatën Kushtetuese nuk luhet.

“Mendoj se jam shumë i qartë. Garante e Kushtetutës është Gjykata Kushtetuese, pastaj është presidenti dhe kështu me radhë por Gjykata Kushtetuese është mbi të gjithë. Parlamenti a shpërndahet me një dekret. Presidenti a shkarkohet, shkarkohet me një vendim por në fund a vendos Gjykata Kushtetuese. Qeveria a rrëzohet me një mocion mosbesimi. Nuk ka me Gjykatë Kushtetuese, nuk luhet, këtu është vija e kuqe. Mbron interesat e shqiptarëve.

Ajo që është botuar gjoja në fletoren zyrtare më 9 nëntor është i njëjti vendim që është botuar edhe në faqen e Gjykatës së Lartë. Vendimi ka qenë për t’u botuar në faqen e Gjykatës së lartë, më 22 shtator. Të njëjtin vendim e boton në fletore zyrtare, për të thënë që gjoja e konstatoi KED këtë gjë. Pra është për efekte mashtrimit, për të krijuar idenë që Presidenti kaloi afatet. Prokuroria duhet të hetojë dhe të garantojë dokumentacionin mes KED dhe Kuvendit. Në mënyrë që të shpallej zonja Vorpsi. Kuvendi pra të merrte 3 dhe Presidenti të mbetej me një dhe të mbetej kështu me këtë mënyrë”, deklaroi Meta.


TË NGJASHME