HomeUdhëtime

Më pak apo më shumë turistë në 2019?

Sipas INSTAT, në vitin 2018 Shqipërinë e kanë vizituar 6 milionë turistë. Por ndërkaq ekspertët janë skeptik për 2019 pasi jemi në një vit krize politike.

Një shifër mbresëlënëse kjo dhe 2018 rezulton të jetë edhe viti më i mirë historik sa i takon turizmit.

Auron Tare, kryetar i Këshillit Shkencor të UNESCO-s dhe ish-drejtues i Agjencisë së Bregdetit dhe Kliton Gerxhani, kryetar i Shoqatës së Turoperatorëve të ftuar në RTV Ora, bënë parashikimet e tyre për këtë vit.

Auron Tare: Sezoni turistik ka muaj që është çelur, grupe ka.Në përgjithësi në shtypin ndërkombëtar vazhdojnë shkrimet pozitive për Shqipërinë. Por nëse një i huaj që kërkon të vijë në Shqipëri shikon televizor dhe shikon probleme në rrugë krijon një lloj hezitimi. Protesta në rrugë ka impakt. Sa i takon shifrave, fatkeqësisht ka vite që njerëzit që merren me turizëm, pjesa zyrtare, bie në grackën e shifrave. Shifrat nuk janë tregues i zhvillimit të turizmit, është gjithmonë pjesa e impaktit ekonomik nga turizmi.Turizmi është pozitiv por ka dhe impakte negative. Psh Butani ka një model shumë interesant në limitimin e numrit të turizmit dhe tërheqjen e turizmit i cili ka një paketë të caktuar mbi 200 euro në ditë. Ul numrin e vizitorëve sepse vizitorët kanë impakt në natyrë, krijojnë probleme, por edhe në kulturën lokale. Unë jam i mendimit që më pak numër me të ardhura më të larta.

Kliton Gerxhani: Shifra 6 milion, duhet saktësuar se këto janë hyrje-daljet në Shqipëri. Por INSTAT e ka nxjerrë në një studim të fundit që 4 nga 10 hyrje-daljet janë turistë. Pra 2.4 milion turistë.Nuk është shifër e keqe nëse është reale.Është e vërtetë që ka pasur anulime. Shqipëria është një destinacion shumë delikat edhe pa krizën politike. Kur je një destinacion që sapo ke hyrë në treg dhe brenda ke probleme të këtij lloji, njerëzit e kanë shumë kollaj të zgjedhin një alternativë. Ka shumë zgjedhje, konkurenca është shumë e madhe dhe në rajon. Në kushte normale trendi do të ishte si vjet. Te turizmi i plazhit ka filluar dhe tregu skandinav.


TË NGJASHME