HomeSociale

Me pistoletë në makinë, kapet “i forti” nga Vlora

Policia e Tiranës ka arrestuar sot një të ri nga Vlora që qarkullonte me armë në makinë.

Ndalimi i D.R., 28 vjeç, banues në Vlorë është bërë nga shërbimet e komisariatit të policisë Nr.1 , në bazë të informacioneve në rrugë operative se një shtetas qarkullonte në mjetin e tij me armë zjarri me vete, në rrugën “Tefta Tashko”.

Gjatë kontrollit, Policia i gjeti në çantën e dorës një armë zjarri tip TT pistoletë me krehëra me fishekë.

Mbi të riun rëndon tashmë vepra penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore.


TË NGJASHME