HomeShowbiz

Me pushime në Amerikë, ja mashkulli që po shoqëron Taynën

Prej disa ditësh, reperja Tayna është nisur drejt Amerikës ku po shijon pushimet e saj të verës.

Reperja pozoi në “The Hamptons”, zonën ku pushojnë më të pasurit në Amerikë dhe në postimet e saj tregoi se shoqërohet nga modelja Vildane Zeneli.

Mesa duket Tayna po kalon pushimet me grup shoqëror, pasi me ta ndodhet edhe këngëtari i njohur Seven Saraqi.

Vetë reperja publikoi në Instastory një video të Seven, i cili tregonte se po argëtoheshin së bashku në lojra.

https://www.instagram.com/stories/seven777/

Menaxheri i Tayna-s ka rrëfyer se ajo ndodhet në atje edhe për të xhiruar një videoklip, që mbase mund të jetë bashkëpunim me Seven Saraqin!

Kujtojmë se gjithashtu reperja ka lajmëruar se shumë shpejt do të sjellë një baladë të re, pas baladës “Doruntina” që u pëlqye mjaft nga publiku.


TË NGJASHME