HomeShowbiz

Me pushime në Saint Tropez, Georgina dhe Ronaldo fotografohen nga paparacët

Ylli i futbollit, 35 vjeç, dhe modelja 26 vjeçare, u fotografuan nga paparacët gjatë kohës së po shijonin rrezet e diellit dhe nga një zhytje në Rivierën Franceze.

Duket se Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij Georgina Rodriguez po vazhdojnë të shijojnë pushimet verore në jahtin e tyre luksoz në vlerë 5.5 milionë dollarë në St. Tropez, Francë.

Georgina dukej e bujshme ndërsa shfaqi linjat e saj të tonifikuara në bikini të zeza, teksa bashkë me të dashurin shijonte një tjetër ditë në bordin e anijes luksoze.

Modelja nxori në pah asetet e saj të bollshme gjatë zhytje, duke marrë kështu vëmendjen e fotografëve me fizikun e saj atraktiv.

Ndërkohë, Cristiano gjithashtu shfaqi fizikun e tij të tonifikuar, ndërsa pozoi pa bluzë në pjesën e sipërme, i veshur vetëm me një palë pantallona të shkurtra.


TË NGJASHME