HomeLajmi i Fundit

“Me shëndet e me rezultate sa më të mira”, Rama uron nxënësit dhe mësuesit për vitin e ri shkollor

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot nisjen e vitit të ri shkollor 2020-2021, ndonëse është një vit krejt ndryshe nga të tjerët për shkak të pandemisë së COVID-19.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë shqiptare ka uruar nxënësit dhe mësuesit për këtë vit, për një shëndet të mirë dhe plot rezultate në shkollë.

MESAZHI I RAMËS
MIRËMËNGJES
duke ju uruar nxënësve e mësuesve një vit të mbarë shkollor, pikësëpari me shëndet dhe patjetër edhe me rezultate sa më të mira.