HomeLajme

Me shpejtësi tej normave të lejuara/ Drejtuesi i kamionit kthehet në rrezik për udhëtarët

Na ndodh shpesh që në lajme të ndryshme, të dëgjojmë për aksidente të shumta që përgjakin rrugët e Shqipërisë. Një prej arsyeve kryesore që këto aksidente ndodhin padyshim është shpejtësia e lartë me të cilin udhëtojnë drejtuesit e mjeteve.

Edhe pse kontrollet dhe penalizimet nga ana e Policisë janë shtuar së tepërmi, kjo nuk i ka ndaluar drejtuesit e mjeteve të shkelin rregullat e qarkullimit dhe të udhëtojnë me shpejtësi tej normave të lejuara. Një rast i tillë, ka mbërritur në redaksinë e GotaNews, ku shihet qartë sesi drejtuesi i një mjeti me targa kosovare (kamion) , udhëton me shpejtësi të lartë duke vënë në rrezik veten dhe personat e tjerë që udhëtojnë në këtë aks.

Siç thamë edhe më sipër, shpejtësia tej normave të lejuara është kthyer shpesh në burim aksidenti, ndaj organet kopetente duhet të marrin masa që raste të tilla të mos përsëriten më.


TË NGJASHME