HomeShowbiz

Sheila Haxhiraj i ngatërroj të gjithë me deklaratën e fundit për Noizyn: Më shumë se miq

Në një ‘ask me a question’ në Instagram, një ndjekës e pyeti Sheilën për raportet e saj me Noizyn. Deklaratë e Sheila Haxhirajt për reperin Rigels Rajku, i njohur nga të gjithtë si Noizy, po bën bujë të madhe në rrjet.

“Po me Noizyn si i keni marrëdhëniet më përpara keni qenë miq jeni më…”– ishte pyetja e ndjekësit, të cilit Sheila iu ka përgjigjur me një video krahas së cilës shkruan: “Më shumë se miq”, shoqëruar me një emoji.

Në fakt Sheila Haxhiraj dhe Noizy njihen prej vitesh dhe kanë një shoqëri shumë të mirë prej vitesh me njëri-tjetrin.

Fillimisht Sheila është komentuar si fanse e Noizyt, ndërsa ka qenë pjesë e grupit të tij muzikor OTR. Ata gjithashtu kanë mbështetur njëri-tjetrin në kompeticionet ku konkurronin vite më parë , madje ata kanë edhe një këngë së bashku të titulluar “Boll më me pyetje”. Gjithashtu dyshja më tej kanë mbështetur njëri-tjetrin në projektet e tjera muzikore që kanë realizuar.

Kujtojmë se në intervistat e dhëna së fundmi Noizy ka konfirmuar se nuk është në një romacnë, madje do të jetë beqar edhe për një kohë të gjatë.

Megjithatë duke folur për ‘Ditë pas Dite’, reperi zbuloi arsyet se pse është beqar, duke theksuar se “nuk ka kohë” për një romancë. Teksa tregoi se nuk i ka ndodhur shpesh të ketë “heart attack” nga një vajzë, Noizy tha se mundësia që partnerja e tij e ardhme të jetë pjesë e shoëbizit është “zero.”

“Duhet një person që bën totalisht të kundërtën e asaj që bëj unë. Jo të rrijë në shtëpi nuk jam ai lloj brumi. Ideja është që të jetë një person totalisht ndryshe nga ajo që bëj unë që të mos kemi një rrëmujë të dy. Unë të jem rrëmuja ajo të jetë e qeta. Nuk ka shance të merrem e të lidhem e të çoj me dikë të famshme është zero”– tha Noizy.

Nga ana tjetër Sheila është më e rezervuar sa i përket jetës së saj personale. Pas daljes nga “Big Brother Vip”, këngëtarja u përfol gjatë në media për një romancë me ish-banorin Kledi Hysa. Megjithatë vetë dyshja sqaruan se mes tyre ka vetëm miqësi, ndërsa modeli po përflitet për një romancë më këngëtaren Evi Reçi.


TË NGJASHME