HomeSociale

Me sindromën e rrallë, 24-vjeçarja shpallet femra më e gjatë në botë

Një 24-vjeçare turke është shpallur femra më e gjatë në botë sipas Rekordeve Botërore të Guinness.

Rumeysa Gelgi është 215.16 centimetër e gjatë dhe gjatësia e saj vjen nga një gjendje e qujatur sindroma Weaver, e cila shkakton rritje të përshpejtuar dhe anomali të tjera, tha Guinness World Records në një deklaratë.

Edhe në vitin 2016 Gelgi u shpall adoleshentja më e gjatë në botë, por tani e rimerr titullin si e rritur.

Për shkak të gjendjes së saj, Rumeysa lëviz me një karrige me rrota dhe I përdor rrjetet e saj sociale për të folur rreth kushteve të rralla që vijnë nga Weaver.

“Çdo disavantazh mund të kthehet në një avantazh për veten tuaj, kështu që pranoni veten ashtu siç jeni, jini të vetëdijshëm për potencialin tuaj dhe bëni më të mirën tuaj,” tha ajo në deklaratë.

Lartësia e saj intrigon njerëzit kur e shohin, por shumica e njerëzve janë të sjellshëm dhe mbështetës, tha Gelgi për Guinness World Records.

Njeriu më i gjatë në botë, Sultan Kösen, është gjithashtu nga Turqia dhe është i gjatë 251 centimetra.


TË NGJASHME