HomeSport

Me sytë nga mbrojtja, Tirana piketon “goditjet” e merkatos

Klubi i Tiranës është duke kryer fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, në mënyrë që grupi i lojtarëve të jetë gati për pjesën e mbetur të sezonit. Përveç seancave stërvitore, tek Tirana janë me mendje dhe tek merkato. Bardheblutë kanë bërë lëvizjet e para, teksa ditën e djeshme talenti Andri Stafa firmosi kontratën e parë me Tiranën. Tashmë është e sigurt që bardhbelutë kanë hedhur sytë nga talentet vendas, një gjë e paralajmëruar kjo edhe nga vetë presidenti Halili.

Nga ana tjetër tek Tirana janë larguar dy mbrojtësit, Dorian Kërçiku dhe Eni Imami. Të dyja këto largime, i kanë vendosur në lëvizje drejtuesit bardheblu të cilët tani duhet të sigurojnë një qëndërmbrojtës, duke parë që lojtarë të mirëfilltë në atë pozicion janë vetëm dy, Muça e Osmani. Duke qenë se merkato e janarit sapo ka filluar, bardheblutë do të përgatisin opsinet më të mira për zëvendësimin e Kërçikut dhe Imamit.


TË NGJASHME