HomeShowbiz

“Më thave shpirtin, lamtumir diell zemre”, Rudina Dembacaj humb njeriun e zemrës

Rudina Dembacaj është një personazh shumë e komentuar nga publiku, si për profesionin por edhe për jetën e saj private.

Moderatorja dhe aktorja e njohur Rudina Dembacaj, ka humbur një prej njerëzve më të shtrenjtë në jetë, bëhet fjalë për të atin i cili qëndronte prej ditësh i shtruar në spital.

Duke publikuar një fotografi të tij ajo shkruan, “I shtrenjti im, më thave shpirtin! Lamtumirë diell zemre! Shko pranë Zotit, Rexhep Dembacaj”.

Katër ditë më parë, kur kishte ditëlindjen, moderatorja ndau disa fotografi me të atit, ku shkroi, “Ditëlindja ime sot, do jetë tek dera e spitalit, duke të të thënë “Të dua Ba” je i vetmi njeri që kam adhuruar gjithmonë! Të dua shumë”. 


TË NGJASHME