HomeShowbiz

“Më thoshin se duhet të isha pak i paraqitshëm” Irgen Çela rrëfen fillimet e karrierës

Irgen Çela sot është një ndër aktorët më të njohur të humorit, por duket se fillimet e tij në karrierë nuk kanë qenë shumë të lehta. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Glamour Zone”, aktori ka treguar se është përballur me paragjykime në lidhje me pamjen e tij fizike.

Moderatorja Ester Bylyku e ka pyetur nëse ka pasur ndonjë moment që është ndjerë inferior dhe ai është përgjigjur: “Më riktheve shumë vite mbrapa, në periudhën kur unë po konkurroja në akademinë e arteve që isha gjimnazist. Më thanë që je shumë i vogël. Duhet të jesh pak i paraqitshëm dhe kur më thoshin këto gjëra zhgënjehesha sepse isha dhe i vogël. Por për fat të mirë ngaqë e kam dashur shumë fort aktrimin, kisha besim tek ëndrra ime, nuk rashë pre e këtyre fjalëve ose këtij dekurajimi. Ata jo se ma thoshin se më donin të keqen, por ashtu ishte steriotipi. Me besim, punë dhe dëshirë ja del”.


TË NGJASHME