HomeShowbiz

Me vlerë të çmendur/ Fustani ikonik i Lady Dianës, sërish në ankand

Një prej fustaneve ikonik të Princeshë Dianës, ka dalë sërish në ankand. Bëhet fjalë për një prej fustanëve, që për kohën kur dizejnua u quajt më shumë se i guximshëm. E gjithë kjo, sepse kishte dekoltenë e hapur.

Victor Eldstein e dizejnoi fustanin dhe në 1985 Lady Diana e veshi për herë të parë, në Shtëpinë e Bardhë, ku edhe kërceu me aktorin John Travolta.

Fustani blu velvet vazhdon të mbetet i bukur dhe vlera e tij në ankand është rritur.

Dy muaj para vdekjes, Princeshë Diana e nxori fustanin në ankand për një shifër rreth 100.000 paund dhe të ardhurat, i dhuroi për bamirësi.

Një biznesmene nga Florida, e quajtur Maureen Dunkel e bleu fustanin dhe e nxori sërish në ankand në vitin 2011 kur ajo falimentoi.

Megjithatë, fustani nuk u shit deri në mars të 2013-ës, kur një burrë britanik e bleu për 240,000 paund, si një dhuratë për bashkëshorten e tij.

Tani fustani është sërish në ankand dhe vlera fillestare e tij është 350.000 dollarë.


TË NGJASHME