HomeSport

Media e madhe gjermane reportazh për derbin Tirana-Partizani

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, ka bërë një jehonë të madhe, saqë edhe gjiganti mediatik “Der Spiegel” në versionin e saj online, i ka kushtuar një artikull të gjatë takimit të luajtur të dielën e kaluar, nëpërmjet të dërguarit të saj në “Selman Stërmasi”.

Media gjermane, i bën një pasqyrim të plotë sfidës, që rreth 45 minuta para nisjes, ku stadiumi i mbushur me rreth 9000 tifozë, ka një atmosferë fantastike me këngë dhe kore nga të dyja anët e tifozëve.

“Më pas, tifozët miq u futën në pjesën e brendshme të rrethimit dhe hodhën tek tifozët vendas flakadanë. Reagimi erdhi nga tifozët vendas, dhe edhe ata u futën në fushë me mjete të rënda. Teksa qindra karrige dhe flakadanë fluturonin, dëgjoheshin edhe koret e tifozëve bardheblu që shanin ato të partizanit. Vetëm pasi policia u fut në këtë sherr, grupet mund të ndaheshin” – shkruan “Der Spiegel”.

image-1475901-640_panofree-fctg-1475901

Më pas, skenën e mori ndeshja që startoi, por edhe gjatë ndeshejs të shumtë ishin flakadanët e ndezur, si edhe ndalesat e ndeshjes. Diçka që për tifozët në Bundesligë nuk imagjinohet.

“Der Spiegel” i kushton një hapësirë të veçantë gropave të mbushura me material piroteknik nga tifozët e Tiranës, para tribunës së atyre të Partizanit. “Një ditë para ndeshjes, tifozët vendas kishin fshehur aty tre ‘pajisje ekskplozive’, të cilat do ndizeshin me një fije të lidhur. Sipas policisë, ato ishin ‘pajisjet ekspolizve’ ishin vetëm disa materiale piroteknike, por sigurisht që paniku do shkaktonte edhe shumë të dëmtuar” – shkruan media gjermane.

image-1475913-640_panofree-dnyy-1475913

Ata i bëjnë edhe një pasqyrim të deklaratave të pas-derbit mes dy klubeve. “Akt terrorist” e quajti Partizani, ndërsa nga ana tjetër, KF Tirana e distancoi veten nga këto incidente. “Der Spiegel” citon edhe gazetën “Panorama Sport”, për këtë skandal të ndodhur ditën e dielë në stadium. “Gazeta ‘Panorama Sport’ pa një ‘luftë në sport’, dhe shkruan: ‘E paprecendetë, skandaloze dhe kriminale, ajo që ndodhi dje në stadium” – citon media gjermane.

Më tej, gjermanët tregojnë edhe se kontrollet në hyrjet e stadiumeve ishin shumë të pakta, madje në stadium u fut edhe një banderolë e madhe, e cila shfaqte dy komunistë të varur, ndërsa përmendet fakti edhe se raportet mes dy tifozerive, janë acaruar më tepër 3 vitet e fundit, pasi Partizani luan në stadiumin e Tiranës.

5

“Der Spiegel” tregon edhe një historik të dy klubeve që nga krijimi, ndërsa citon edhe deklaratat e ish-kryeministrit Berisha, që këtë “sulm” e quan si të fryrë nga klani i kryeministrit Rama, e që thoshte se vazot ishin thjesht për spektakël. “Lufta futbollistike në Shqipëri prej kohësh ka kaluar përtej sportit” – e mbyll lajmin “Der Spiegel”. Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu.

Capture

PANORAMASPORT.AL


TË NGJASHME