Aktualitet Lajme Politikë

Media greke i përgjigjet Ramës

Vetëm pak ditë pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mohoi të kishte qenë për pushime në Greqi, duke e cilësuar median greke që e kishte publikuar lajmin kazan mediatik, mediat fqinje nuk e kanë lënë me kaq.

Tribune.gr, duke e nisur raporimin me titull “Pse Edi Rama shkroi një koment ironik në greqisht në Twitter”, teksa i referohej pershendetjes se Rames “kalinihta nga Surreli pedhaqia”, reagon ashper, duke i kujtuar Rames, jo vetem mijera emigrantet qe jane ne ate vend, por edhe se ai ka frike nga shefi i madh Erdogan.

“Kryeministri Edi Rama ka mohuar disa raportime të mediave greke se ai ishte me pushime sekrete në Greqi. Ai shkroi në Twitter se levizja per pushime jo vetëm për të, por edhe për ministrat e tij eshte e kufizuar brenda kufijve te Shqiperise”- shkruan media fqinje, qe duke iu referuar Rames, shton se sipas tij, nga viti 2013 nuk ka patur asnjë ditë të vetme pushimesh jashtë vendit.

rama (1)

Kjo media kujton gjithashtu edhe mohimin qe Rama i ka bere prejardhjes se tij greke dhe thekson se “Sidoqoftë, nuk është aq … tragjike te besh pushimet në Greqi”.

“Ai ka frikë se mos shefi i madh Erdogan e qorton. Edi Rama duket se harron se mijëra emigrantë shqiptarë jetojnë në Greqi. Harron që dërgesat nga këta njerëz ruajnë ekonominë jo ekzistente në Shqipëri. Ai duhet të respektojë Greqinë dhe të mos provokoje”.

Related posts

Dy piktorë dhe një skulptor ekspozojnë veprat në Sarandë

Mila

Ambasada e SHBA: Ja si Shqipëria do të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale

Klaudia gotanews

Shkrihet ALUIZNI dhe Hipoteka. Ikin dy drejtorët…

Mila
Na Kontaktoni!