HomeSociale

Media italiane: Tragjedia shembulli klasik i ndërtimit pa kriter

Media italiane “ilfattoquotidiano”, ka arritur në përfundimin se ndërtimet pa kriter dhe pa kontroll, janë shkaku i bilancit tragjik të viktimave nga tërmeti i fortë që goditi vendin tonë.

Me një artikull, media italiane shkruan se shprehja shqiptare “shto ujë e shto miell”, shpjegon më së miri realizimin e ndërtesave në vendin tonë.

Capture

Ndërsa ndalet tek organizimi i ekipeve shqiptare të kërkim shpëtimit, “ilfattoquotidiano” shkruan se përpjekjet për ndihmë, kanë nxjerrë në pah të meta organizative mbresëlënëse dhe se po të mos ishte për ndihmën e të huajve, viktimat “do të ishin nxjerrë me duar ose me lopatë”.

Pjesë nga artikulli:

“Shto ujë e shto miell” kjo thënie shqiptare shpjegon më së miri realizimin e ndërtesave në tokën e Shqiponjave pas rënies së komunizmit, duke filluar në dhjetor të 1990. Thuajse e tërë popullsia ka lëvizur nga fshatrat dje malet e veriut dhe jug-lindjes duke zgjeruar dy qytet kryesore, Durrësin dhe Tiranën. Sot kryeqyteti është afro 1 milion banorë, një e treta e popullsisë shqiptare.

Që nga fillimi i viteve ’90 territori i kryeqytetit u zgjerua me një derdhje të jashtëzakonshme njerëzish, duke i dhënë hapësirë një periferie të çrregullt, obsesive dhe estetikisht të shëmtuar. Ndërtesa të larta 15 kate, pa asnjë urbanizim, të dizajnuar nga inxhinierë dhe arkitektë me pak prirje drejtë estetikës.

Të tjerët shtëpinë e ndërtojnë hap pas hapi. Marrim shembull ndërtesën e shembur pak jashtë qendrës së Durrësit dhe e cila varrosi nën të nëntë vetë. Shtesa të pamatur e kateve nga një në katër paralajmëroi një fat jo edhe aq të paimagjinueshëm. Nën peshën e katër kateve të betonit, ishin themelet që tërhoqën poshtë të gjitha banesat drejt garazhit.

Gjithashtu edhe përpjekjet për ndihmë kanë nxjerrë në pah të meta organizative mbresëlënëse që po të mos ishte për ndërhyrjen e Brigadës së Zjarrit, Mbrojtjes Civile, Kryqit të Kuq nga gjysma e Evropës Perëndimore, me siguri në Shqipëri do të ishte gërmuar me dorë ose me lopata.

“Zakonisht, përpara se të fillojmë një ndërhyrje për të rikuperuar njerëzit nga rrënojat – shpjegon një prej policëve italianë ??i angazhuar për tre ditë në Durrës – teknikët tanë kontaktojnë ata të bashkive për të marrë dokumentet kadastraletë ndërtesave të shembura. Të gjitha për të marrë një ide se si është bërë shtëpia, ku mund të gjenden njerëzit etj. Por ata u përgjigjën se nuk ka dokumente kadastrale për ndërtesën dhe se duhet të mbështeteshim vetëm në idetë se ku mund të ishin të mbijetuarit”.

Sot të vdekurit po vajtojnë, por tragjedia që po ndodh është shembulli klasik i ndërtimit pa kriter dhe pa kontroll. Dy hotelet që u rrëzuan në Golem, përgjatë bregdetit të Durrësit, fatmirësisht ishin gjysmë të zbrazët.


TË NGJASHME