HomeSport

Media portugeze: Reali bindi Ronaldon të blejë heshtjen e modeles

Sipas të përditshmes portugeze, klubi madrilen ka detyruar Ronaldon t’i japë plot 375 mijë dollarë modeles, për të blerë heshtjen e saj, në rastin e përdhunimit, që është rihapur para pak ditësh nga vetë Mayorga.

Në atë periudhë Ronaldo sapo kishte nënshkruar një kontratë milionere me Realin dhe klubi madrilen ishte i shqetësuar që pushimet amerikane të portugezit, po merrnin vëmendje të madhe medaitike.

Po në atë vit kur pretendohet se Ronaldo ka përdhunuar modelen, portugezi u fotografua edhe nën shoqërinë e aktores së famshme Paris Hilton, ndërsa klubi spanjoll u shqetësua se prishja e imazhit të CR7-ës mund të ndikonte fuqishëm te sposnorat.

Marrëveshja mes modeles amerikane dhe Ronaldos është arritur në janar të 2010-ës, kundër dëshirës së portugezit, që nuk donte të paguajë, pasi këmbëngulte në pafajësinë e tij, por klubi i Realit e bindi që “blinte” heshtjen e Kathryn Mayorgas.


TË NGJASHME