HomeRajon

Mediat greke: Në kërkim skafisti i pestë shqiptar

Një ditë pas bllokimit të dy gomoneve me skafistë shqiptarë dhe sekuestrimit të 1 ton kanabis sativa, mediat greke shkruajnë se “Policia greke është në kërkim të një skafisti të pestë”.

Kathimerini shkruan se skafisti është larguar nga gomonia e dytë, në të cilën u arrit të kapej vetëm një person, i cili po largohej me not.

Sipas hetimeve, droga e kapur dje ishte fshehur nga skafistët e gomones së dytë. Hetuesit dyshojnë se kemi të bëjmë me grup kriminal shqiptaro-italian që trafikon hashash në Turqi dhe e këmben atë me heroinë.


TË NGJASHME