HomeLajmi i Fundit

Mediat greke: Takimi Mitsotakis-Rama për përcaktimin e zonave detare greko-shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis.

Diskutimi u fokusua tek marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, si dhe për kursin europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Të du liderët dakortësuan në pikën, që pas fitores së zgjedhjeve vendet janë gati që të përshpejtojnë negociatat për marrëveshjen e Zonave Detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Edi Rama falënderoi kryeministrin grek për shpërndarjen falas të 20 000 vaksinave, të cilat u dorëzuan sot në Shqipëri.

Po ashtu kryeministri grek Mitsotakis shprehu se qeveria shqiptare duhet të vijojë të jetë e interesuar për pakicat greke, dhe të përparohet në fushën e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit, gjëra këto që lidhen drejtpërsëdrejti me parakushtet e BE.

Më në fund, kryeministri përgëzoi Ramën për zgjedhjen e Shqipërisë si një anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për dy vitet 2022-2023.


TË NGJASHME