HomePolitikë

Mediat greke zbardhin detaje të reja nga Brukseli

Ashtu si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, edhe Greqia vijon të ndjekë me mjaft vëmendje diskutimet, që vijojnë prej ditës së djeshme mes liderëve të Bashkimit Evropian, në Bruksel, teksa pritet edhe vendimi final.

Greqia ka dalë në krah të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave, ndërsa media prestigjioze greke “Protothema” zbardh detaje të reja nga ajo që pritet të ndodhë sot. Media greke shkruajnë se sot, në ditën e dytë të samitit, pritet një “kundërsulm” gjerman, që të përkulë francezët e Macron, të cilët kanë vendosur veton për hapjen e negociatave me dy vendet ballkanike.

“Një kundërsulm gjerman pritet në mbledhjen e sotme të Këshillit Evropian që synon rrëzimin e vetos franceze për perspektivën e negociatave me Shkupin dhe Shqipërinë. Debati deri natën vonë i 28 udhëheqësve ditën e djeshme, në ditën e parë të samitit, përfundoi me bllokim.

Pala franceze ka refuzuar të pajtohet jo vetëm për fillimin e negociatave me Shkupin dhe Shqipërinë, por edhe për të gjitha alternativat që janë paraqitur ose për të ndarë kandidaturat e dy vendeve fqinje, duke promovuar kërkesën e maqedonasve, ose për propozimin që negociatat të fillojnë në prill ose maj 2020”, shkruan “Protothema”.

foto galeri

TË NGJASHME