HomeSociale

Mediu takim me kreun e Bundestagut

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në vijim të takimeve të shumta me zyrtarë të lartë në Berlin, ka pasur së fundi edhe një takim me kreun e Bundestagut.

Me një postim në faqen e tij në Facebook, së bashku me foto nga takimet e zhvilluara, Mediu ndalet në bisedën me Kryetarin e Bundestagut (Parlamentit) Dr Wolfgang Schäuble, për angazhimin në mbështetje të Shqipërisë.

Në qendër të bisedës sipas tij ka qenë pikërisht situata e rëndë politikë në vend dhe lufta prej muajsh që po bën opozita për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

Mesazhi i Mediut 

Gjatë pritjes së takimit të Berlinit, të zhvilluar në Bundestag, pata kënaqësinë të takoj dhe falënderoj Kryetarin e Bundestagut (Parlamentit) Dr Wolfgang Schäuble, për angazhimin në mbështetje të Shqipërisë.

Diskutova për situatën e rëndë politike në Shqipëri, dhe luftën e opozitës për largimin e qeverisë, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, me deputetët Josip Juratovic, Johannes Selle, Volkmar Klein etj.

1
2
3
4
5

TË NGJASHME