HomePolitikë

Mediu vë theksin te bashkëpunimi i Shqipërisë me Këshillin e Atlantikut

Kryetari i Partise Republikane Fatmir Mediu në bashkëpunim me Gjeneralin Jim Jones, ish Komandant i NATO-s, Kryetari Emertus i Këshillit të Atlantikut, organizuan dhe bashkëdrejtuan takimin për inisiativen e 3 Deteve (Balltik, Deti Zi dhe ai Mesdhe).

Kjo inisiative përfshin projekte të rëndësishme për Europën qëndrore dhe Lindore në Infrastrukturë, Energji dhe Teknologji për të ndërtuar një Europë të plotë dhe të qëndrueshme, përballë presioneve dhe ndërhyrjeve të Rusisë dhe Kinës.

Mediu takimet ne Senatin Amerikan on Vidnews.

Kjo iniciative e cila mbështet nga SHBA dhe Bashkimi Europian ka në përbërje 12 vende anëtare të BE , ndërsa Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit jo anëtare të BE nuk janë pjesë e saj.

Ian Berzinski në fjalën e tij shpjegoi projektet dhe interesin e madh qe ka kjo iniciative.

Kreu i PR, Mediu falenderoi Gjeneralin Jones për mbeshtetjen e Shqipërisë për antarësimin dhe integrimin e vendeve të rajonit në NATO.

MEdiu Senati

Po ashtu vlerësoi mundësinë e bashkëpunimit me Këshillin e Atlantikut për këtë takim dhe iniciativa të tjera që i shërbejnë të ardhmes Euro-Atlantike të Ballkanit.

Zv Presidenti i Këshillit të Atlantikut, Damon WiLSON shpjegoi se ky këshill është aktiv në qëndrimet e tij për Ballkanin dhe marrëdhëniet e qëndrueshme ndërmjet SHBA dhe BE.
Çështjet e sigurisë, Ekonomisë dhe Infrastrukturës jane interesa strategjike të Amerikës dhe partnerëve të saj.

Në këtë takim Shqipëria përfaqësohej nga Presidenti Ilir Meta i cili shprehu mbështetjen dhe dëshirën e Shqipërisë për tu bërë pjesë e këtij procesi dhe angazhimet kryesore të vendit në fushen e infrastrukturës rrugore dhe energjetike.

Në takim ishin dhe përfaqësues të pozitës dhe opozitës si dhe Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj.

Të gjitha vendet e Europës Juglindore ishin të përfaqësuara në këtë forum dhe dhanë mbështetjen që përpara Samitit të Takilinit në Estoni të ketë një takim në rajon ku të kërkohet përfshirja e vendeve të Ballkanit në këtë proces.


TË NGJASHME