HomePolitikë

Megaoperacionet në Elbasan, Lleshaj: Goditje e rëndë kundër krimit

Pas dy opeacioneve të zhvilluara dje dhe sot në Elbasan ka reaguar Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ku u arrestuan disa persona, ndërsa u shpallën në kërkim disa të tjerë.

Në një postim në Twitter, Lleshaj shkruan se dy megaoperacionet kundër krimit intensifikojnë luftën në këtë front jetik për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

“KRASTA” e “TRANZIT”, dy mega-operacione policore në bashkëpunim me Prokurorinë japin një goditje të rëndë kundër krimit të organizuar në Elbasan. 

Forca e Ligjit vijon të intensifikojë luftën në këtë front jetik për të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkruan Lleshaj.


TË NGJASHME