HomeShowbiz

Meghan feston ditëlindjen, ky ishte urimi unik që mori nga mbretëresha

Harry dhe Meghan hoqën dorë nga familja mbretërore për të jetuar si të pavarur financiarisht. Ato janë shpërngulur në Kanada së bashku me të voglin e tyre Archie dhe burimet pranë çiftit kanë treguar se janë më të lumtur se kurrë.

Në media është përfolur shpesh se marrëdhënia e tyre me familjen mbretërore është krisur, por mbretëresha Elizabeth ka provuar sot të kundërtën.

Meghan feston 39-vjetorin dhe ajo e ka uruar publikisht. Ndonëse 39-vjeçarja ka hequr dorë nga roli mbretëror, mbretëresha e ka quajtur sërish Dukeshë të Sussex-it.

Faqja zyrtare e Royal Family ka publikuar një foto ku shihet Meghan krah saj dhe shkruhet: “I urojmë Dukeshës së Sussex Gëzuar Ditëlindjen!”


TË NGJASHME