HomeShowbiz

Meghan Markle bën atë që askush s’ka guxuar nga familja mbretërore

Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle është përballur me një valë të madhe kritikash për kopertinën e re të revistës “Vogue”, mbi “15 femrat që ajo admiron”.

Dukesha do të jetë e para nga familja mbretërore që do të merret me redaktimin e revistës së modës, duke sjellë së bashku 15 gra që kanë bërë jehonë për një çështje të veçantë “Forces for Change” (Forca për Ndryshim).

Grupi i grave që Meghan admiron përfshin të famshme, politikanë dhe aktiviste të njohura për çështje të tilla si diversiteti.

Por ajo është përplasur me kritika në internet, të cilat vënë në dukje mungesën e Mbretëreshës në kopertinë.

Të tjerë gjithashtu e kanë kritikuar dukeshën për injorimin e infermierëve, mjekëve, juristëve dhe mësuesve.

Dukeshës, ish-aktore dhe feministe e shpallur, fillimisht iu kërkua që të dilte në kopertinë. Por redaktori i “Vogue” Edward Enninful tha se Meghan refuzoi pasi mendonte se do të dukej shumë “mendjemadhe”.

Në vend që të dilte vetë në revistë, siç ka bërë kunata Kate Middleton në 2016-n, dukesha zgjodhi të përqendrohet te “gratë që admiron” nga bota e modës, filmit, teknologjisë dhe mirëqenies.


TË NGJASHME