HomeShowbiz

Meghan Markle dukej yll në daljen e saj sekrete në Londër!

Që prej kohës që Meghan Markle është berë Dukeshë, kemi harruar si dukej ajo në një ditë të zakonshme, pa angazhime.

Dikush ka fotografuar Meghan, teksa po shijonte një drekë në restorant me drejtorin e saj të komunikimit, Christian Jones, në Londër.

Sipas “Backgrid”,  para se të largoheshin me rojet e sigurisë , Jones dukej shumë i vëmendshëm dhe mori  shënime gjatë gjith kohës.

Meghan ishte e veshur “casual”, me xhinse të grisura të markës “H&M”, këpucë bezhë me taka dhe mund të themi që dukej si fashioniste e vërtetë.

Meghan po na mëson se nuk duhet të sakrifikojmë stilin për shkak të shtatëzanisë!


TË NGJASHME