HomeShowbiz

Meghan Markle flet për vrasjen e George Floyd: Eshtë shkatërruese, racizmi është i pranishëm

Meghan Markle ka folur për ngjarjen e fundit që ka ndodhur në Amerikë, aty ku humbi jetën afro-amerikani, George Floyd.

Ish-Dukesha ka shprehur keqardhje për protestën që po ndodh në disa shtete të Amerikës duke e cilësuar situatën si ‘shkatërruese’.

Unë e di, që ju jeni të vetëdijshëm që jeta e afro-amerikanëve vlen. Gjatë dy javëve të fundit kam qene duke planifikuar të them disa fjalë për ju për diplomimin tuaj, dhe siç e kemi parë të gjithë ajo çfarë po ndodh në vendin tonë, në shtetin tonë dhe në qytetin tonë të lindjes LA është absolutisht shkatërruese” është shprehur Meghan, për studentët që do diplomohen këtë vit.

“Gjëja e parë që dua t’ju them juve është që më vjen keq, më vjen shumë keq që ju duhet të rriteni në një botë ku racizmi është akoma i pranishëm”, ka shtuar më tej Meghan, nëna e të cilës është gjithashtu afro-amerikane.

Vdekja e Floyd-it ka nxitur një mllef ndaj dhunës policore, duke çuar në protesta mbarëkombëtare, disa të dhunshme dhe me dhjetëra të shoqëruar në disa qytete të SHBA.


TË NGJASHME