HomeShowbiz

Meghan Markle i shkroi një letër babait të saj:“Mjaft!”

Meghan Markle ishte aq i mërzitur nga sulmet e përsëritura të babait të saj në media, sa vendosi t’i shkruante një letër duke i kërkuar që të ndalonte së shkaktuari vuajtje asaj.

Pesë miq të ngushtë të dukeshës, të cilët nuk kanë zbuluar emrat, thanë për “People” se Meghan i shkroi një letër të atit, Thomas Markle, menjëherë pas martesës së saj me Princin Harry.

“Unë kam një baba. Të lutem mjaft më viktimizove përmes mediave”, i shkroi ajo, pasi ai dha një sërë intervistash negative lidhur me vajzën e tij.

Miqtë thonë se, Thomas Markle u përgjigj duke i kërkuar Meghan-it të bënte një foto me të.

“Mendoj se ajo gjithmonë do të ndihet e shkatërruar nga ajo që ai i ka bërë. Meghan është i njëjti person, pavarësisht se gjithçka rreth saj ka ndryshuar”, thanë miqtë e saj për “People”.

Ata gjithashtu theksuan se stresi që vjen nga shkrimet negative në media, shpesh e trazojnë atë.

Burimi : Iconstyle.al


TË NGJASHME